Historia që fshihet pas këtij momenti ikonik

Një mbrëmje në Mahnatan më 1954, një fustan i bardhë fildishi bëri histori kinematografike kur një fllad i lehtë e ngriti sipër. Ai moment i paharrueshëm, nga komedia “The Seven Year Itch”, kishte të bënte me personin që kishte veshur fustanin.

Në filmin e Billy Wilder, Marilyn Monroe shkëlqen si një modele që mban të brendshmet në frigorifer dhe zhyt patatet e skuqura në shampanjën e saj.

Në një natë vere flirtimi me fqinjin e saj Monroe del në rrugë, mbi stacionin e një metroje. Ndërsa treni kalon nëntokë, një fllad i ftohtë ngrihet në skarën ku ishte vendosur qëllimisht modelja dhe i ngre fustanin.

“A nuk është e lezetshme?”,-i thotë ajo me zërin e saj flirtues, Betty Boop, pasi fustani i saj i nxjerr gjithçka që fshinte nën të.

William Travilla, një stilist i kostumeve për 20th Century Fox, nuk mendoi shumë kur e krijoji këtë fustan, që u bë nga veshjet e tij më të famshme. Travilla ka punuar me Monroe-n në tetë filma të tjerë. Aktorja i adhuronte modelet e tij dhe gjithnjë e më shumë i vishte.

Në orët e para të 15 shtatorit 1954, Monroe qëndroi nën dritat e Klieg në Lexington Avenue, ndërsa një nga anëtarët e ekipit të xhirimeve, u fut nën skarën e terminalit, dhe me një makinë ere, lëshoi një fllad që i ngriti fustanin Monroe-s.

Disa metra larg një kordoni policie, mijëra fansa dhe fotografë shtyheshin për të kapur këtë moment të yllit. “Rusët mund të kishin pushtuar Manhatanin dhe askujt s’do t’i bënte përshtypje”, tha më vonë publicisti i saj Roy Craft.

Kjo skenë u përsërit mbi 14 herë, ndërsa burrat nga turmat bërtisnin “Më lart, më lart!”, sa herë që era frynte dhe i ngrinte fustanin. Ajo kishte shkuar e përgatitur për xhirime me dy palë të brendshme të bardha. Ndërsa shikuesit ishin të kënaqur, burri i atëhershëm i Monroe-s, Joe DiMaggio, ishte më pak i emocionuari. Në librin e tij, Wilder e përshkroi pamjen e DiMaggio si të një njeriu të vdekur, i cili po plaste nga xhelozia për gruan e tij. Më vonë, u bë publik lajmi se Monroe u nda nga burri i saj, pas një martese të trazuar, transmeton ‘korcajone.al’.

Në dekadat që nga publikimi i filmit, kjo veshje është bërë e tmerrshme edhe për vetë Monroe.

Imazhi është imituar në xhirime të panumërta nga moda, dhe përdoret për të shitur makina, pije portokalli, madje edhe krem ​​për heqjen e qimeve.

Madje ka pasur edhe faqe pornografike që përdorin këtë imazh të Monroe-s, në video dhe reklamime.

Por s’ka pasur vetëm anë negative.

Këtë moment, artisti, Seward Johnson, e ka instaluar përgjithmonë në Palm Springs, në një skulpturë gjigante prej çeliku dhe inoksi, që u ofron mundësi turistëve ta fotografojnë sa herë që e vizitojnë.

Sa i përket veshjes origjinale, ajo qëndroi te William Travilla deri sa ai vdiq në 1990 dhe më pas u ble për 200 dollarë nga aktorja Debbie Reynolds. Në vitin 2011 Reynolds e shiti koleksionin e saj të memorandumeve në Hollivud për të shmangur falimentimin dhe fustani më i pëlqyer, si dhe një nga veshjet më të njohura në historinë e filmit kapi 4.6 milionë dollarë në ankand.

LEXO EDHE: NGA MARLYN MONROE TEK KURT COBAIN, VDEKJET E DYSHIMTA TË 20 YJEVE