“Mat” komedia që vë përballë njeriun me vdekjen

Së shpejti në skenën e Teatrit “Dodona”, në Prishtinë do të ngjitet komedia e Ag Apollonit “Mat”.

Regjinë është duke e bërë Ben Apolloni, kurse në dy rolet e kësaj komedie do të paraqiten aktorët: Brahim Basha, në rolin e Matit dhe Adelina Halitjaha, në rolin e Vdekjes, kurse kostumet do t’i realizoj ë Egzon Kazagaqi.
Komedia “Mat”, rrëfimi për një burrë që takohet me vdekjen e tij, ka situata komike, dialogë intelegjentë e me humor, që jep mundësi të jashtëzakonshme që aktorët të shfaqin aftësitë e tyre intepretuese por edhe mundësi leximi kreativ nga regjisorët.
Provat për këtë shfaqje kanë filluar qe disa javë dhe së shpejti pritet premiera në Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Realizimi i shfaqjes është pëkrahur nga MKRS dhe Komuna e Prishtinës . / ObserverKult