Matematikani paranojak që vrau veten duke refuzuar ushqimin

Kurt Gödel ishte një matematikan dhe filozof i shkëlqyer. Teorema e paplotshmërisë e bëri atë një nga matematikanët më të rëndësishëm të kohës së tij.

Megjithatë, ai vuante nga shëndeti i dobët, duke filluar me një episod  ethesh reumatike që në moshën gjashtë vjeçare. Jetoi me bindjen se kurrë nuk u shërua plotësisht dhe ishte i njohur si njeri paranojak, ishte  i shqetësuar dhe i dëshpëruar. Matematicieni pësoi disa  kriza nervore gjatë jetës së tij.

Gödel u lind në Brünn, Austro-Hungari (tani Brno, Republika Çeke) në vitin 1906. Në moshën 18 vjeçare ai filloi karrierën e tij intelektuale duke studiuar fizikën, matematikën dhe filozofinë teorike në Universitetin e Vjenës. Në vitin 1924, Vjena ishte një qendër intensive intelektualësh dhe ai ishte i rrethuar nga një grup mendimtarësh të mirënjohur që përbënin atë që quhej Rrethi i Vjenës.

Nën mbikëqyrjen e një prej udhëheqësve të Rrethit të Vjenës, Hans Hahn, Gödel mbrojti doktoraturën që  në moshën 23 vjeçare. Në të, ai argumentoi se grupi i sistemeve formale matematikore të njohura si logjika e rendit të parë, mund të provohet të jetë e vërtetë përmes një sistemi të quajtur zbritje formale.

Pavarësisht nga madhështia e tij, Gödel kurrë nuk e ndjeu se ai përshtatetej me Rrethin e Vjenës, pasi besimet e tij teiste kishin përplasje me idetë popullore të pozitivizmit logjik, i cili argumentonte se e vetmja njohuri reale është ajo që mund të demonstrohet në mënyrë empirike(në atë çfarë është ekperimentuar dhe provuar).

Në vitin 1931, ai botoi atë që njihet si teorema e papërfillshmërisë së Gödelit.

Pavarësisht karriesës së  tij të suksesshme, shëndeti mendor i Kurt Gödel kurrë nuk u stabilizua. Deri në fund të jetës së tij, paranoja e Gödel vetëm u rrit. Ai dyshonte për  çdo ushqim dhe ishte i bindur se dikush po përpiqej ta helmonte. Ai refuzoi të hante ushqim edhe nga gruaja e tij.

Sidoqoftë, kur u sëmur në vitin 1977 dhe u detyrua të shtrohej në spital për gjashtë muaj, Gödel thjesht refuzoi të hante gjithçka, sjellje që u kthye ne një mënyrë efektive për të vdekur. Ai vdiq më 14 janar 1978 nga kequshqyerja, kohë gjatë së cilës ai  peshonte vetëm 65 kilogramë./ObserverKult