Matoshi: Iku nga kjo botë poeti legjendar boshnjak, Abdulah Sidran! Vepra e tij mbruen vlera të pakontestueshme…

Nga Halil Matoshi


1.
Vepra letrare e Sidranit mbruen vlera të pakontestueshme për letësinë e përbotshme; universalitetin e poezisë së tij, për dhimbjen, humbjën dhe shpërbâmjen e identiteteve kombëtare jo vetëm në Ballkanin e trazuet në dhetvjetshin e fundit të shekullit 20 dhe dhunën egërshane të njeriut kundër njeriut;
2.
Poezia e Sidranit përkujton imazhin e tabutit – metaforë e udhëtimit të fundit të njeriut në botë, ku âsht shtri nji njeri a komb i tânë, si gjuhë dhe kulturë;
3.
Tue ndie thellë në qenie lëndimin e shpirtit të qyteteve/qytetit që njihet si urbicid dhe tue i pasë parasysh situatat e ngjashme e të trishta që kanë kalue popujt joserbë të Ballkanit, nga fashizmi i Milošević-it, por edhe si thirrje universale për rikthim në humanitet, në njerëzoren si esencë përse njeriu jeton;
4.
Vëmendje: konsumizmi, betejat ideologjike, identitetet predatore dhe Pandemitë si fatum, po e shtyjnë masdere artin poetik!
I thojmë Abdulah Sidran-it falemneres për artin e madh me vlerësimet e konsideratat ma t’nalta!
5.
I lindun më 2 tetor 1944 në Sarajevë, poeti, eseisti e skenaristi legjendar boshnjak, Avdulah Sidran – Avduka vdiq sonte në moshën 80-vjeçe.
Ai ka me jetue në gjuhë dhe ka me folë përjetsisht me shenjat e tij universale…
Gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë (1990) ai botoi vëllimin “Tabuti i Sarajevës” që mori Çmimin e Lirisë të PEN-it francez.
Asht autor i poemës “Kânga e Srebrenicës” e krahasueshme me “Fugën e Vdekjës” nga Paul Celan.
Asht autor i skenarëve të filmave artistikë “A të kujtohet Dolly Bell?”, “Baba në udhëtim zyrtar” pjesë teatrore (Sarajevë, 1983, skenar filmi 1985, në regji të Emir Kusturica;
“Kuduz”, skenar filmi në regji të Ademir Kenović;
Vepra tjera të randësishme:
Šahbaza (Sarajevë, 1970);
Potukač (Grindaveci), Zagreb, 1971);
Kost i meso (Asht e mish), Sarajevë, 1976);
Bolest od duše (Smuja nga shpirti), Nikšić, 1988);
Sarajevska zbirka, pjesme, Përmbledhja Sarajevase, poezi të zgjedhuna (Sarajevë, 1991);
Sarajevski tabut (Tabuti i Sarajeves (Sarajevë, 1993);
Zašto tone Venecija (Pse fundoset Venedikuj (Sarajevë, 1996);
Pjesme poslije rata (Poezi mas lufte) Sarajevë, 2006);
Suze majki Srebrenice (Lotë të nânës Srebrenicë (Sarajevë, 2009);
Otkup sirove kože (Mbledhja e lëkurës së papërpunueme,(Beograd, 2011); Etj.
6.
Abdulah Sidran më 25 qërshor, 2021 ishte në Kosovë, atij iu dha çmimi ndërkombëtar “Ali Podrimja” nga juria profesionale e ngritun nga Këshilli Drejtues i Universitetit AAB për këtë qëllim, në përbamje nga Halil Matoshi, Naime Beqiraj, Lulzim Tafa, Rrahman Paçarizi dhe Vlora Konushevci.
Lamtumirë Maestro!

ObserverKult