Maturantët kanë vijuar protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit, në shenjë kundërshtie për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre ishte jashtë programit.
Protestuesit, ndryshe nga dje, ditën e sotme kanë bllokuar rrugën e Durrësit, ku kërkojnë nga MARS plotësimin e dy kërkesave; rivlerësimin e testit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe uljen e dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.
Një prej protestuesve, tha për ‘News24’ i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.
“Shkruhet fati Emër dhe Mbiemër, me bar kode ne tezen e provimit. Duhet të hiqet emri nga provimi. Nuk duhet të vihen në presion…Unë ftoj të gjithë, intelektual që të na bashkohen. Ndoshta nesër do të bëjmë një marshim i madh. Nuk duhet t’u shkatërrohen ëndrra maturanteve”, tha protestuesi./konica