Nga Maya Angelou
“Mbase nuk mund të kontrollosh gjithçka që të ndodh, por është në dorën tënde që jeta jote të mos vendoset prej tyre.
Mundohu të bëhesh ylber mbi renë e dikujt. Mos u anko!
Bëj çdo përpjekje që të ndryshosh gjërat që nuk të pëlqejnë. Nëse nuk mund t’i ndryshosh, ndrysho këndvështrimin për gjërat. Mbase mund të gjesh një zgjidhje alternative.
Sigurohu që të mos vdesësh pa bërë diçka të mirë për njerëzimin.”
ObserverKult
Lexo edhe:
HISTORIA E TRISHTË E MAYA ANGELOU: PRINDËRIT U DIVORCUAN, U KEQTRAJTUA NGA I DASHURI I NËNËS…
Prindërit e autores së njohur u divorcuan kur ajo ishte vetëm 3 vjeçe. Për 4 vitet në vazhdim, Maya dhe fëmijët e tjerë u rritën nga gjyshja dhe prindërit nuk i vizituan asnjëherë. Më pas një ditë, e ëma i detyroi fëmijët të zhvendoseshin në qytet për të jetuar me të
Disa muaj pas zhvendosjes, kur Maya ishte vetëm 7 vjeçe, abuzohej fizikisht dhe përdhunohej nga i dashuri i nënës së saj. Pas këtyre ngjarjeve, ajo informoi fillimisht vëllanë dhe ai më pas i tregoi gjithë familjes. I dashuri i nënës së tyre u shpall fajtor, por u dënua vetëm me një ditë burg. Katër ditë pas lirimit, ai u gjend i vdekur dhe shumë veta dyshuan se xhaxhai i Mayas mund ta kishte vrarë.
E shokuar nga çfarë ndodhi, Maya nuk foli për 5 vite me radhë dhe u kthye të jetonte sërish me gjyshen e saj. Gjatë kësaj periudhe heshtjeje, ajo zbuloi botën e mrekullueshme të letërsisë dhe për vite të tëra u përfshi në librat magjikë të Shakespeare dhe Dickens.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult