Mbahet aktiviteti i parë kulturor tek ‘Sarajet e Toptanëve’! Veliaj: Nisim shpronësimin për ‘Shtëpinë e Libohovitëve’

Pas shpronësimit të pronarëve, në ‘Sarajet e Toptanëve’ është zhvilluar aktiviteti i parë kulturor, ku u promovua libri i ish-presidentit amerikan Barack Obama, ‘Tokë e Premtuar’. Kjo zgjedhje nuk ishte rastësi, pasi ‘Sarajet e Toptanëve’ kanë shërbyer më parë si rezidenca e parë amerikane në Shqipëri.

I pranishëm në aktivitet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky nuk do të jetë aktiviteti i vetëm. Por do të pasohet nga shumë të tjerë.

Sakaq, Veliaj bëri me dije se pas shpronësimit të ‘Sarajeve të Toptanëve’, do të shpronësohet edhe ‘Shtëpia e Libohovitëve’. Ose ndryshe siç quhet ndryshe ish-Instituti i Histori-Gjeografisë.

“Më vjen mirë që kjo ndërtesë, e cila sot ka aktivitetin e parë publik si pronë publike. Do të jetë një mundësi e hapur për të parë se si ne mund të ruajmë ato gjurmë të qytetit. Që janë realisht të vlerësuara nga Instituti i Monumenteve të Kulturës si ndërtesa me vlera”.

Ndoshta 2500 shtëpi të mbrojtura ne nuk mund t’i shpronësojmë. Pasi nuk ka kurrë një buxhet të tillë, por unë besoj që në interesin publik ky është një çmim që ia vlen.”

Shpronësimi tjetër do të jetë ish-instituti i Histori-Gjeografisë, apo siç njihet ndryshe, ‘Shtëpia e Libohovitëve’ që është ngjitur me pjesën e Kalasë. Tashmë e restauruar nga Bashkia e Tiranës dhe më vjen mirë që më në fund do të kemi disa elementë në zemër të qytetit që do të ruhen nga shteti. Jo vetëm me një pllakate, por edhe me fonde. Menaxhim dhe mirëmbajtje publike,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se shpronësimi vendos një standard të ri në vlerësimin e vlerave dhe monumenteve të kulturës së një qyteti.

“Na vjen mirë që me vendimin e sotëm kemi vendosur një standard të ri. Ndaj mezi pres që kjo shtëpi, që do të jetë Muzeu i ri Etnografik i kryeqytetit. Por që sigurisht do të reflektojë dhe atë pjesë të historisë që ka të bëjë me diplomacinë. Dhe me Legatën e Parë Amerikane në Tiranë, të jetë shtëpia jonë e përbashkët, shtëpia e të gjithëve”.

Ndaj dhe për çdo aktivitet do të jetë edhe si një shtëpi pritjeje mu në zemër të Tiranës, një Tirane që zhurmon jashtë kangjellave. Po të një Tirane që gjithashtu ka dhe disa oaze të vegjël qetësie, siç është sheshi ‘Skënderbej’, Pazari i Ri, Kalaja, apo edhe kjo shtëpi e Sarajeve,” deklaroi Veliaj.

‘Sarajet e Toptanëve’ u shpronësuan me 22 tetor me qëllimin për t’u shndërruar në një muze për qytetin e Tiranës. Për të evokuar traditën si dhe historinë diplomatike të vendit. Shpronësimi iu pagua pronarëve me 2.5 milionë dollarë.

Kjo godinë, së cilës iu vu flaka qëllimisht mesnatën e 17 gushtit, do të rikonstruktohet. E do të vihet në dispozicion të qytetarëve. Ku do të ketë edhe një librari që do të quhet ‘American library’./shqiptarja.com

LEXO EDHE: SARAJET E TIRANËS, BANESA QË ‘RRËFEJNË’ SI JETONIN FEUDALËT E SHEKULLIT XIX (VIDEO)