Mbahet edicioni i 30-të i festivalit të kulturës shqiptare “Këngë Jeho”

Promovimi i kulturës dhe vlerave shqiptare është qëllimi i festivalit të këngëve dhe valleve “Këngë Jeho” që nga 9 deri më 11 korrik do të mbahet në Strugë në organizim të shoqatës me të njëjtin emër.

Edicioni i tridhjetë jubilar i festivalit do të mbahet në sheshin e qytetit në Strugë, ndërsa do ta hapë Ansambli Shtetëror Shqiptar me këngë dhe valle në gjuhën shqipe. Përveç se nga vendi do të prezantohen ansamble dhe shoqata folklorike nga Kosova, Shqipëria Serbia dhe Mali i Zi.

“Këngë Jeho”, sipas drejtorit Zini Jusufi, e kultivon kulturën shqiptare dhe është me rëndësi të madhe për popullin shqiptar.

“Ky festival ka rëndësi të madhe, e kultivon kulturën shqiptare. Promovon dashuri dhe respekt drejtë tjetrit. I kultivon traditën, dallimet dhe vlerat kulturore, ndërsa e zhvillon edhe kulturën”, deklaroi Jusufi për MIA-n.

Gjatë 30 viteve të kaluara në skenën e festivalit, siç informoi, janë prezantuar mbi 1.000 shoqata folklorike dhe ansamble, si nga vendi ashtu edhe nga bota. Në periudhën e ardhshme, drejtori paralajmëroi ndryshim të statutit të festivalit me qëllim që të bëhet manifestim ndërkombëtar./zhurnal.mk

LEXO EDHE: Filloi Festivali i Kanës, shfaqet premiera e “Anette”