Mbahet koncert për 55-vjetorin e ansamblit “Çiftelia” (Video)

55-vjetori i krijimit të ansamblit “Çiftelia” bëri bashkë rapsod, instrumentist e krijues të Lezhës. Ata performuan në skenën e pallatit të kulturës “Ded Ndue Lazri”.

Aktiviteti u organizua nga Bashkia, në nderim të artisteve lezhjanë që i dhanë emrin, shpirtin dhe vlerat e tyre ansamblit çiftelia.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu garantoi mbështetje maksimale për mbajtjen gjallë të folklorit, ndërsa përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Gjet Ndoj, evidentoj vlerat folklorike të rajonit të Lezhës.

“Jemi gjithmonë në mbështetje të gjithçkaje që zgjon traditën që shfaq gjithë atë folklore i cili sa më shumë që kalon koha fillon e na mungon kurse ne e kemi për detyrë që ta mbajmë gjallë pas 55 vitesh jemi në një pallat kulture. 56-vjetori do jetë në një pallat culture komplet të transformuar”, tha Ndreu.

“Në kuptimin Etnokulturor ka 3 grupime, një triumvirat që është i jashtëzakonshëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Zadrima, Mirdita dhe Malësia”, tha Gjet Ndoj përfaqësuesi i ministrisë së Kulturës.

Aktiviteti për 55-vjetorin e krijimit të ansamblit “çiftelia” zgjati rreth 2 orë, duke tërhequr vëmendjen e dashamirësve të kulturës të cilët kishin mbushur sallën e pallatit të kulturës. Ndërsa folkloristët u vlerësuan me certifikata mirënjohje./shqiptarja.com