Mbaje kokën lart grua, asnjëherë mos e ul shikimin!

buzeqesh e bukur

Nga: María Arenas Vizcaíno


Alisia, hap letrën për të parë ç’porosi i ka lënë gjyshja. Dhe ja fjalët çfarë lexon:

«Bija ime, duhet të mësosh sa më shumë rrugëzgjidhje të problemeve; ec e sigurt në jetë, ji krenare, mbaje kokën lart që je grua! Asnjëherë mos e ul shikimin. Ti je një, je njësoj si ai. Dhe si ajo tjetra. Respekto dhe tolero veten. Ndjehu krenare, nguli këmbët fort dhe qaj ose qesh, nëse kjo është ajo që dëshiron.

Je avokate apo parukiere, por ji e lumtur! Mbro kriteret e tua dhe prano të tjera më të mira. Pi diellin dhe ha hënën. Mbaje trupin dhe krenohu me lëkurën tënde.»

*Titulli i origjinalit: “Një porosi për Alisian”

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

“LASGUSH PORADECIN E SOLLËN NGA SPITALI ‘TË VDEKUR’, POR PAS CA ORËSH U NGRIT NGA ARKIVOLI”