Çfarë mësimesh na dha kjo periudhë gati 30-vjeçare e tranzicionit? Kjo ishte tema që bëri bashkë pedagogë dhe njohës të zhvillimeve politike në vend.
Instituti i Studimeve Politike bën bilancin e Shqipërisë nga viti 1990 e deri në atë që lamë pas, përmes një konference.
LEXO EDHE: FRANÇESK RADI, KËNGËTARIT PËR 20 VJET DIKTATURA IA NDALOI SKENËN?
Demokracia përfaqësuese në Shqipëri. Kjo ishte tema që trajtuan studiuesit e rinj të politikës sot. Në një nga këto ditë të kujtesës që na përballë me të shkuarën. Dhe pasojat politike që Shqipëria vijon i ndien ende pas 30 viteve demokraci.
Një tjetër pedagoge e universitetit të Tiranës e konsideroi ende jo të plotë demokracinë liberale, që po jeton aktualisht Shqipëria. Sipas saj duhet të punohet ende në këtë drejtim.
LEXO EDHE: Viktimat e 2 prillit 1991 në Shkodër, diktatura vrau deri në fund
Instituti i Studimeve Politike këtë herë e pasuroi diskutimin mbi të dhënat e tranzicionit shqiptar me të dhëna. Që do të mund t’i gjeni edhe në faqet zyrtare, pasi edhe ky aktivitet u zhvillua online për shkak të masave kundër Covid 19./a2news.com