Mbi 500 nxënës ndoqën të parët fragmente nga opera “Goca e Kaçanikut”- nesër premiera

Opera e Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës do ta shfaq nesër premierën e operës së parë kosovare “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi.

Por ende pa u shfaqur kjo premierë kanë pasur fatin të shohin gjatë ditës së sotme disa fragmente nga kjo operë mbi 500 nxënës nga 12 shkolla fillore të komunës së Vitisë, Kamenicës dhe Mitrovicës .

Kjo vizitë e nxënësve në Operën e Kosovës është arritur përmes programit ‘Arti në shkolla’.

Premiera e kësaj opera do të shfaqet më 23 shkurt duke filluar në orën 19:00 në sallën AMC, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë – Rr. Cërriku, Obiliq.

Ndërsa biletat për të parë reprizën e operës e cila shfaqet më 25 shkurt mund t’i blini në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë (te Pallati i Rinisë dhe Sportit), ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

ObserverKult


Lexo edhe:

JA KUR SHFAQET PREMIERA E SHUMËPRITUR E OPERËS “GOCA E KAÇANIKUT”

Opera e Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës do ta shfaq premierën e operës së parë kosovare “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi.

Kështu ka njoftuar Baleti Kombëtar i Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ky moment historik shpaloset, teksa “Goca e Kaçanikut” del në skenë për herë të parë në Prishtinë, pas krijimit të saj më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult