Ikona “Mbledhja e Kryeengjëjve” është një ndër ikonat më të bukura të ekspozuara në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar.
Ikona është pikturuar në fillimet e shekullit XVII dhe u pikturua për kishën e fshatit Sinicë, në Korçë.
Ikona paraqet triumfin e Kryeengjëjve kundër forcave të djallit dhe lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ikonografinë perandorake.
Ushtria e kryeengjëjve paraqitet duke mbajtur ushta në njërën dorë, ku në vijë të parë paraqiten tre prej tyre duke mbajtur medaljonin me Krishtin Emanuel.
Portretet e kryeengjëjve sjellin modelet e fytyrave të shëndetshme, të bukura, hyjnore me faqe dhe buzë të kuqe si dhe aftësinë e madhe artistike të piktorit në artin ikonografik./ATSH