“Mbrëmë, në shtëpi më përcolli një e huaj”, Xhevdet Doda lexon poezinë e Artan Gj. Hasanit

AUTOSTOP
Artan Gjyzel Hasani

mbrëmë për në shtëpi më përcolli një e huaj
e brishtë dhe seksi si makinë e saj…

“ku banon?”

“dy cigare më larg…”

“aha…e kuptova…
qënkemi afër shume…
e sheh atë hirin
që akoma nxjerr tym?
dy puthje më tutje
banoj e vetme unë…”

mbrëmë për në shtëpi më përcolli një e huaj
tunduese dhe seksi si makinë e saj…

“zotëri, a ke emër ? “

“unë…unë…
s’e di…vallë ka rëndësi?

“po si të pëlqen të të quaj?”

“më quaj Frymë
nëse Ajër quhesh ti…”

mbrëmë për në shtëpi më përcolli një e huaj
me gjinjtë kabriole si makinë e saj…
era që frynte
flokët e gjatë ia hidhte
mbi fytyrën time…
dhe ah…pastaj…pastaj…
asgjë pastaj…pastaj…

“arritëm?”

“arritëm…”

“natën…”

“natën…”

“ah…zotëri… e di pse ndalova?
m’u duke fytyrë e parë…
po ti pse erdhe me mua
ashtu… pa më njohur?”

“…se ishe e panjohur.”

/ ObserverKult

Lexo edhe :

ARTAN GJ. HASANI: A JEMI DASHUR VËRTET NE TË DY APO ËNDËRR ISHTE?