“Fondacioni Shqiptar në Holandë” ka organizuar një festë mes poezisë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, që do mbahet më 7 mars në orën 19:00. Mbrëmja poetike mbledh poetë shqiptare dhe holandezë, të cilët i këndojnë gruas, dashurisë, bukurisë dhe mençurisë së saj, përpjekjes dhe betejave të saj për të qenë e barabartë, e respektuar, e nderuar në fillim të shekullit të 21.
“Ka shumë mënyra për të shënuar dhe festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Aq më tepër që në Shqipëri ajo ditë rri pranë Ditës së Mësuesit. Një nga nga profesionet më thelbësore për shoqërinë.
Pandemia na ka venë në sprovë solidaritetin, durimin, lidhjen midis brezave. Idetë tona për jetën, besimin në demokraci. Lirinë e lëvizjes, së shprehjes, së mbledhjes dhe së shkollimit.
LEXO EDHE: MBRËMJA MAGJIKE, KUR VALLJA E TROPOJËS NISI RRUGËTIMIN DREJT UNESCO-S
Teknologjia na sjell afër njerëz të largët. Por shpesh na largon nga ata që i kemi fare pranë. Gjithashtu teknologjia bën të mundur që të mos ndihemi vetëm. Që gëzimi dhe vuatja e një individi me mijëra kilometra larg. Të perceptohet si gëzimi dhe fati ynë.
E veçanta e këtij 8 Marsi është ndoshta krijimi i kushteve të përshtatshme për një ndërgjegjësim më të madh tonin për një erë të re. Për të drejta dhe liri universale, për një frymë që na lidh përballë vështirësive. Dhe për nevojën e qytetërimit tonë për të qënë në harmoni me natyrën që na rrethon”, shkruhet në njoftimin e “Fondacionit Shqiptar në Holandë”./diasporashqiptare