Elizabeta II ka lënë një letër të fshehtë, që mbahet brenda një kasaforte në ndërtesën historike të mbretëreshës Vitoria të Australisë, sipas “Daily Mail”.
Sipas burimeve, letra nuk duhet të hapet për 63 vjet të tjera, ndërsa ka 36 vjet aty.
Letrën, Shkëlqesia e saj e ka shkruar në nëntor 1986, gjatë një vizite shtetërore në Sidnej. Gjithashtu, janë dhënë udhëzime të qarta, se kur duhet të zbulohet për publikun, përmbajtja e saj.
Në shkresën nga mbretëresha drejtuar kreut të Bashkisë së Sidnejit, Australi, thuhet:
“Përshëndetje,
Në një ditë të përshtatshme, të zgjedhur nga ju, në vitin 2085, ju lutemi hapni këtë zarf dhe përcillni te qytetarët e Sidnejit, mesazhin tim.”
Ndërtesa ku ruhet kasaforta u përurua më 1898, për t’i bërë nderime mbretëreshës Viktoria, në jubileun e Diamantë.
Monarku britanik mbetet kreu i shtetit në Australi. Në vitin 1999, vendi pati një referendumm për të vendosur nëse donte të bëhej republikë, transmeton ‘konica.al’.
Megjithatë, 54 për qind e popullsisë, në atë kohë mbajti anën e mbretëreshës, duke vendosur që të mbetet kreu i shtetit. Për rrjedhojë, posti i kreut të shtetit të mbretëreshës mbeti i pashfuqizuar.
Mbretëresha e ndjerë, e vizitoi për herë të parë Australinë, në vitin 1954, si monarkja e parë në fuqi. Gjithsej, Elizabeta II e ka vizituar 16 herë Australinë.
Lexo edhe:
MISTERI I SHTËPISË SË “VARFËR” KU LINDI MBRETËRESHA ELIZABET
Mbretëresha lindi më 21 prill 1926 në 17 Bruton Street në Mayfair, Londër. Jo në një pallat, shtëpi luksoze apo spital, por në një shtëpi në qytet.
Në një ndër rrugicat e Londrës. Prindërit e saj ishin zhvendosur në shtëpinë që i përkiste gjyshërve të saj skocezë, vetëm disa javë para lindjes së mbretëreshës. Në familjen mbretërore asokohe gjërat nuk shkonin mirë.
Mungesa e parave ishte një prej arsyeve…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult