Mbyllet Festivali Ballkanik i Filmit në Pogradec, triumfon ”Efekti i lumturisë”

Është përmbyllur me sukses dhe mes duartrokitjeve edicioni i 11 i Festivalit Ballkanik të Filmit në Pogradec, i cili për 5 netë me radhë solli në kinema të hapur 40 prodhime ballkanike të regjisorëve nga më të vjetrit e deri tek studentët. Për Eno Milkanin një nga sukseset kryesore të çdo edicioni mbetet Pogradeci dhe publiku i tij, transmeton ‘a2news.com’.

Çmimi për Filmin më të mirë shkoi për “Efekti i lumturisë”, nga regjisori Borjan Zafirovski, Maqedoni e Veriut. Kinematografia më e mirë shkoi në Kosovë me Aga’s House çmimin e të cilit e tërhoqi aktori Basri Lushtaku.

Çmimet e tjera që u shpërndanë në këtë Festival ishin: Filmi më i mirë i shkurtër për Slloveninë, Best Balkan Spirit shkoi për My Lake të Gjergj Xhuvanit dhe Çmimi i Animacionit që shkoi për Turqinë.

Edhe në këtë edicion të pjesëmarrësit nga Ballkani u njohën me vendet më të bukura të Pogradecit dhe Korçës në kuadër edhe të promovimit të këtyre qyteteve.

LEXO EDHE: “Balkan Film Food Festival” në Pogradec, në konkurrim 35 filma nga Ballkani