Një ndër mediet e pavarura në Rusi, ”Tv Rain”, ka njoftuar se do të ndalojë transmetimin për një kohë të pacaktuar, pasi është nën presion për mbulimin e luftës në Ukrainë.
Në fillim të kësaj jave, rregullatori rus i telekomunikacioneve kishte bllokuar televizionin e pavarur ”TV Rain”. Sipas raporteve, ky televizion akuzohet për “nxitje ekstremizmi, inkurajim të protestave dhe abuzim me qytetarët rusë, duke shkaktuar prishje masive të qetësisë dhe sigurisë publike”.
Ndërkohë, ditën e pardjeshme, kjo medie transmetoi shfaqjen e saj të fundit në internet.
“Jo luftës”, tha një ndër themelueset e këtij kanali, ndërkohë që punonjësit dolën nga studioja. Më pas, kanali televiziv nisi të shfaqte pamjet e një shfaqjeje ”Liqenit të Mjellmave” të Çajkovskit.
ObserverKult
————————
Lexo edhe:
DËSHMIA SHOKUESE NGA UKRAINA: “GRUAJA NDËRROI JETË- VAJZËN KUR E MORA NË DUAR NISI…