Mbylli sytë përgjithmonë, kjo ishte dëshira e fundit e legjendës së muzikës greke, Vassilis Karras

U nda nga jeta dje këngëtari i njohur grek, i njohur për zërin e tij të veçantë, Vasilis Karras, në moshën 70-vjeçare. Ai u nda nga jeta pas një ‘lufte’ të gjatë me sëmundjen e shekullit, kancerin, ka njoftuar transmetuesi shtetërorë ERT.

Ai ka qenë duke marrë trajtim në spital, derisa së fundmi është prekur edhe nga koronavirusi, kanë bërë me dije mediat lokale.

Karras, ka lindur me 12 nëntor të vitit 1953 në Kokkinohori, afër Kavalës, derisa kur ka qenë 10 vjeç kur është shpërngulur me familjen e tij në Thesaloniki.

Varrimi i këngëtarit do të bëhet në vendlindjen e tij, Kokkinohori Kavala. Kjo ishte edhe dëshira e fundit e Vasilis Karras, i cili kishte kontribuar me një punë të madhe për vendin e tij.

Në vitin 1969, derisa ishte duke punuar në një dyqan të veturave, ai korri sukses pas një shfaqje që pati bërë në klubin “Prosfygas” në Thesaloniki.

Në vitin 1980 ai regjistroi albumin e tij të parë, Alismonites Ores, i cili album e futi fuqishëm dhe suksesshëm në rrugën e famës.

Albumi më i shitur i tij ishte “M’echis kani aliti” i realizuar në vitin 1997 i cili numëron numër të madh të kopjeve në ari dhe platinum.

Përgjatë karrierës së tij të gjatë ai ka bashkëpunuar me emra të njohur të këngëtarëve të kohës.

Ai la pas gruan dhe një djalë. /ekathimerini.com

ObserverKult


hamit taka jorgo bllaci

Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: TË KAM MËSUAR KEQ…

Sikur një ditë të doja të ikja larg,
Dhe të ishim të ndarë veç e veç,
E di se do më ndaloj si një merak,
Fakti që unë të kam mësuar keq.

Të kam mësuar kafen ta bëj vetë,
Tej filxhanit të më shohësh mua.
Fryma ime aty, me avujt e nxehtë,
Të përqafohen, si burrë e si grua.

Të kam mësuar kur je me të tjerë,
Nëse s’jam unë e shtyn gotën tutje.
Jo se pretë të të nxisë të pish verë,
Po do që në gotë të të lë një puthje.

Të kam mësuar, kur je nën çarçaf,
Të shtrihet krejt zbuluar kurmi yt.
Se e di do kesh dorën time në qafë,
E do të mbuloj sa të mbyllësh sytë.

Të kam mësuar që sa herë bie shi,
Çohem, hap dritaren pa më thënë.
Po pa thënë, nis që të kërkoj tek ti,
Pikat e shiut që në pore kanë rënë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult