Më 1 nëntor mbyllet konkursi për shpërblimin “Rexhai Surroi”

Grupi “Koha” ka një vit që ka hapur konkursin tashmë tradicional për “Shpërblimin Rexhai Surroi” për gazetari dhe romanin më të mirë të vitit.

Ky konkurs mbyllet më 1 nëntor 2019, prej kur shkrimet konkurruese të gazetarëve dhe romanet, që duhet të jenë botime brenda kohës kur është hapur e mbyllur konkursi, kalojnë në duart e jurisë e cila do të bëjë vlerësimin e tyre, për t’i shpallur ato më 23 dhjetor.

Tekstet/punimet krahas një biografie të shkurtër, pa pasur nevojë të plotësohet formulari, duhet dërguar në adresën elektronike flaka@koha.net.