“Dhimbja” titullohet ekspozita personale e Hatixhe Ibrahimit që do të hapet më 10 gusht në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.
Konceptin për këtë ekspozitë e ka bërë Latif Mustafa, ndërsa e veçanta e saj është që në prapavijë do të dëgjohen poezitë e Dritëro Agollit dhe të Ali Asllanit të interpretuara nga Gjelbrim Emini.
Piktorja Hatixhe Ibrahimi tregoi për ObserverKult se pse ka vendosur ta titulloj ekspozitën “Dhimbja”.
“Njerëzit kanë halle, derte dhe brenga të ndryshme. Burimi më i madh i brengave shpesh është padrejtësia që has një individ, mossinqeriteti në shoqëri dhe shpeshherë edhe tradhtia apo braktisja që i bëjmë tjetrit. Arti është manifestim i dhimbjes. Bazuar në këto une vendosa ta titulloj kështu”, tha Ibrahimi.
Sipas saj arti është forma ku ne flasim pa zë, pa fjalë, por fuqia e simbolikës dhe imazhit krijon ndjesinë e fuqishme.
“Me këtë vepër time modeste përpiqem të shpalos dhimbjen e akumuluar ndër vite në memorien dhe shpirtin kolektiv të popullit tonë, copëza të kësaj dhimbje që ne i hasim në përditshmëri”, shtoi ajo.
Kush është Hatixhe Ibrahimi?
Hatixhe Ibrahimi u lind në Prishtinë dhe ka jetuar një kohë në Preshevë. Ka përfunduar studimet themelore (bachelor) në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Arteve, drejtimi Pikturë.
Ajo përpos si piktore njihet edhe si kostumografe duke marrë pjesë në shumë shfaqje teatrale me punën e saj.
Deri më tani Hatixhe Ibrahimi ka ekspozuar punimet e saj në disa ekspozita brenda dhe jashtë Kosovës.
Ibrahimi me pikturat e saj ishte pjesë edhe e një libri.
Ekspozitat që mori pjesë:
2017 “Vizatimi analitik&piktura”,organizuar nga qyteti i Bujanocit
2018 “Vizatimi analitik&piktura”,organizuar nga qyteti i Bujanocit
2019 KOLONI – “Arti ‘ton’”, organizuar nga ECD dhe MKRS
2019 Ekspozitë: “SummerCult’”, organizuar nga CultClub dhe MKRS
2019 KOLONI – PAAF, organizuar nga AAB
2020 Ekspozitë: “SummerCult’”, organizuar nga CultClub dhe MKRS
2020 Ekspozitë virtuale “Në tokë”, organizuar nga Drenueta Berisha
2021 Ekspozitë: “SummerCult’”, organizuar nga CultClub dhe MKRS
2022 PUNËTORI -“Teknologjia dhe arti”, organizuar nga ArtPolis
2022 Ekspozitë: “SummerCult’”, organizuar nga CultClub dhe MKRS
2022 MURAL/PUNËTORI – Medusa 2022, organizuar MANIFESTA BIENNIAL dhe GAIAKosova- udhëhequr nga Mina Öner
2023 KOLONI – LuginArt 2023, organizuar nga Nexhat Boriqi dhe Leoneta Abdyli
2023 KOLONI – “Saranda art days”, organizuar Qendra Tirana Art dhe komuna e Sarandës.
Shfaqjet që mori pjesë si kostumografe e piktore
2020 “Rinoqeronti”
2022 “Teatri në shkolla”- Dy shfaqje për fëmijë.
2023 “LIDERI”
Libri që mori pjesë me pikturat e saj:
2021 “Vepra e saj” e Alketa Xhafa Mripës
ObserverKult
Lexo edhe: