Më 14 gusht nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare do t’i nisë punimet të hënën, më 14 gusht.

Seminari i themeluar më 1974-n, sivjet do ta mbajë edicionin XLI. Kurse temat bosht për sesionet shkencore (24-25 gusht 2023) janë:

Sesioni i gjuhës: Shqipja në rrezik

Sesioni i letërsisë: Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi.

Rreth 150 studentë dhe studiues të shkencave albanologjike nga vende të ndryshme të botës nga 14 deri 25 gusht 2023, do të qëndrojnë në Prishtinë dhe gjatë këtyre ditëve do të ndjekin kurset e mësimit të gjuhës shqipe. Po ashtu do të shpalosin hulumtimet e tyre shkencore në fushën e albanologjisë.

Sivjet në Seminarin 41 të Prishtinës, përveç aktiviteteve të tjera, do të mbahen nëntë ligjërata shkencore:

– Muhamedin Kullashi: Çështjet e Kosovës në prizmat ndërkombëtarë, e martë , 15 gusht 2023, Ora 11:00

– Ranko Matasoviq: Imagining the Illyrian, e martë , 15 gusht 2023, ora 18:00

– David Hosaflook: Shqipja në rrezik dhe rreziku i shqipes: vështrime rreth kontekstit të veprimtarisë letrare të protestantëve në viset shqiptare (Ligjërata mbahet në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë), e mërkurë, 16 gusht 2023, Ora 11:30

– Hivzi Islami (me bashkëpunëtorë): Vendbanimet e Kosovës, e enjte , 17 gusht 2023, ora 11:00

– Oliver Jens Schmitt: Kosova dhe Shqipëria: dy rrugë të historisë shqiptare 1912 – 2023, e premte , 18 gusht 2023, ora 11:00

– Konrad Clewing: The basis of state building in Kosovo: from nationality to multiethnicity and back, e premte , 18 gusht 2023, ora 18:00

– Edlira Macaj: Në poetikën mjedjane (Ligjërata mbahet në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Shkup), e shtunë , 19 GUSHT 2023, ora 11:00

– Stefano Canalis: Some remarks on word stress in Albanian, e martë , 22 gusht 2023, Ora 11:00

– Michiel de Vaan: Historical phonetics and the dialect split between Geg and Tosk/ e mërkurë , 23 gusht 2023, ora 11:00.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës.

Ky Seminar organizohet për studente/ë e studiues/e që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht. /Zëri

ObserverKult


shkumbin munishi seminari

Lexo edhe:

NESËR NIS SEMINARI I ALBANOLOGJISË NË PRISHTINË, MUNGOJNË RUSËT

Në edicionin e 40-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare nuk do të ketë pjesëmarrës nga Rusia,. Kështu tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i seminarit, Shkumbin Munishi.

Edicioni i 40-të i Seminarit të Gjuhës do të mbahet nga 15 deri më 26 gusht. Munishi, thotë se në këtë vit, në seminar marrin pjesë më shumë se 150 pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të botës.

Radio Evropa e Lirë: Të hënën, më 15 gusht, nis Seminari i 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Cili është fokusi i këtij edicioni?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult