Më 2 gusht në Prishtinë/ Yjet e operës botërore në “Rame Lahaj and Friends”

Festivali ndërkombëtar operistik “Rame Lahaj” edhe këtë vit në mbrëmjen muzikore, Gala Night “Rame Lahaj and Friends” do të bashkojë emra të njohur ndërkombëtarë.

“Emrat e skenave prestigjioze si, sopranoja gjeorgjiane Nino Machaidze, bassi italian Dario Russo, dhe tenori ynë i çmuar Rame Lahaj, do të ngjiten në skenë për të na dhuruar emocione të papërshkrueshme”, thuhet në njoftimin e RLIOF.

Gala mbrëmja do të mbahet më 2 gusht duke filluar nga ora 20:30 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Nën batonin e dirigjentit Roberto Rizzi Brignoli, Sheshi Skëndebeu do të shndërrohet ne një teatër operistik të mirëfilltë, pa mure… Ashtu si kryefjala e këtij edicioni të pestë, ne ëndërruam pa kufi për t’ju dhuruar muzikë të mirë dhe për të shndërruar çdo hapësirë në një skenë”, vazhdon njoftimi.

Edicioni i pestë i ngjarjes do të mbahet nën moton “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure” – një thirrje frymëzuese për të kapërcyer barrierat dhe për të shpalosur fuqinë transformuese të artit.

ObserverKult


Lexo edhe:

TRE MUJORE APO TREMUJORE, 5 VJETORI APO 5-VJETORI? GABIMET QË I BËJNË SHUMICA GJATË SHKRIMIT TË NUMËRORËVE