Më 26 gusht në kryeqytet fillon kinemaja e hapur “Film N’Park”- shfaqen filma të njohur vendor e të huaj

Te Parku, afër Postës Kryesore në lagjen Dardania të Prishtinës nga 26 gusht deri më 1 shtator do të mbahet Kinemaja e Hapur “Film N’Park”. Kështu bëri të ditur drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.

“Drejtoria e Kulturës dhe Qendra Kulturore për Fëmijë në Komunën e Prishtinës ju ftojnë në një përvojë unike verore me filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar dhe Qendra Kinematografike e Kosovës”, shkroi në postimin e saj në Facebook, Sibel Halimi

Postimi i plotë

ObserverKult


Lexo edhe:

SIBEL HALIMI VIZITON EKSPOZITËN E NAIM SPAHIUT DHE MERR PJESË NË NJË PUNËTORI ME ARTISTË TË RINJ