Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka shprehur indinjatën e saj lidhur me veprimin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, të cilët nuk po e transmetojnë më këngën “Mora Fjalë” në stadiumin “Air Albania” ku luan ndeshjet kombëtarja shqiptare.
Fejza në “Klan Kosova” tha se kishte bindjen se e kishin personale me të dhe me popullin e Kosovës.
“Me të thënë të drejtën unë këto ditë e kam kuptu nga mediat dhe e kam ndje veten shumë keq. Ndoshta me thanë si çdo dashamir i kësaj kange, por edhe si çdo atdhetar i ndershëm i këtij kombi të martirizum, kjo m’u ka dok shumë trishtuese, të ndalohet një këngë që e lartëson luftën dhe sakrificën e një populli.
Më kanë thirrë më 12 tetor. Ata më ftuan dhe unë shkova, mirëpo nuk e kam taku askënd as atëherë. As faleminderit, as mirëserdhe askënd. E keqja është që prej asaj dite po më duket edhe ka fillu një luftë e papame ndaj këngës “Mora Fjalë”. Asnjë sekuencë nuk gjendet në faqet e federatës. Edhe pse nuk u niva mirë, nuk i kam analizu shumë dhe si duket ajo atmosfera më ka bë me i anashkalu. Tash që po e shoh, edhe nëpër studio televizive flisnin kundër këngës…
Kjo më ka irritu edhe federata, investimi i tyre për disa kangë me këngëtarë të tjerë veç me zëvendësu këngën ‘Mora Fjalë’.
Nuk di çka me thanë. Për mu është shumë dëshpëruese. Une nuk e di çka, thojsha a e kanë me mu, a e kanë me kangën, a e kanë me gjithë Kosovën? Nuk merrsha vesh çka po ndodh. Ka qenë një injorim”, ka deklaruar Fejza./klankosova
ObserverKult
Lexo edhe: