“Më hoqën fustanin në mes të fushës së misrit”/ Rita Lati tregon çfarë i ndodhi ditën e dasmës

Aktorja e humorit Rita Lati kujtoi një nga ditët më të bukura të jetës së saj, kur u bë nuse. Mirëpo jo çdo gjë paska shkuar siç duhet.

“Më bëri babai nuse, u tund dynjaja, po martohej artistja e Vlorës thonin” kujton Lati.

“Erdhën të më merrnin njerëzit e burrit me pajë e me stoli dhe u nisëm me 3 makina si në atë kohë”, vazhdon rrëfimin e saj aktorja e humorit.

Deri këtu çdo gjë duket normale, por Ritës i paska ndodhur çudia rrugës.

“Në mes të fushës së misrit teksa kalonim në Lushnje, më hoqën fustanin e nusërisë dhe më veshën me një fustan tjetër normal si nuse komuniste se ashtu më donte vjehrra”.

Kështu rrëfeu Rita duke shpjeguar më tej se gjithçka lidhej me famën që mori asokohe me rolin e Zenepes.

“Më shumë kam qarë për fustanin që më hoqën sesa kur ika nga mamaja”, shtoi Lati./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

PREKËSE/ ROZA LATI PËR TË ATIN: ISHTE I DHUNSHËM, FSHIHESHA NËN KREVAT SA HERË I DËGJOJA ZILEN E BIÇIKLETËS

Moderatorja Roza Lati ka qenë e ftuar së fundmi në një emision ku ka sjell si asnjëherë më parë historinë e saj me të atin.

Ajo tregon se ai ishte shumë i dhunshëm. Nëna e saj, artistja e nderuar Rita Lati ishte detyruar të rrinte me të për shkak të mentalitetit të kohës.

“Unë kam pasur një baba të dhunshëm, im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Me kalimin e viteve ai u bë agresiv dhe me recetë të doktorit ai kishte shenja skizofrenie.

Rita ime (mamaja e Rozës, Rita Lati) u detyrua të rri me të për shkak të kohës të viteve ’90, se kur i thoshte mamasë së vet që nuk mundem më. Ajo i thoshte jo si do ta lësh çfarë do të thonë bota ti je artiste….

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult