Bota po përballet me papunësi, zhvlerësim mallrash, rrudhjen e klasës së mesme, apo migrimet masive. Studiuesit, politikanët, ekonomistët kërkojnë zgjidhje. Por, përballë situatës kaotike globale, ekonomisti më i lexuar në kolegjet e Shteteve të Bashkuara është… Karl Marksi.
Ai ishte filozofi më me influencë që ka pasur ndonjëherë Gjermania. Karl Marks lindi më 5 Maj 1818 në Trier, një qytet te vogël gjerman pranë Moselit. Që në vitet e rinisë, Marks luftoi për idetë liberale të kohës së tij. Për këtë arsye atij i duhej të shkonte në ekzil, fillimisht në Paris, pastaj në Londër. Në Angli, ai ishte mjaft i interesuar për kushtet e punës së punëtorëve, që atëherë në fillesën e kapitalizmit shtypeshin e punonin në kushte të vështira.
Denoncimi që Marksi bëri në “Manifestin komunist”, për efektet anësore të kapitalizmit, po studiohet sot gjerësisht në vendin ku lindi kapitalizmi.
“Manifesti Komunist” i Marksit rezulton teksti që udhëheq klasifikimin e teksteve që po mësohen më shumë, në kurset universitare amerikane, sipas të dhënave të regjistruara nga Open Syllabus.
Ky është një projekt që mbledh të dhëna për gazetën e financave MarketWatch.
Sipas të njëjtës renditje, në vendin e dytë renditet e “Pasuria e kombeve” me autor Adam Smith, i konsideruar si themeluesi i kapitalizmit. Por, studimi i veprës së tij është sa gjysma e Marksit, në matje. Ndërsa në vend të tretë është ekonomisti kontemporan, Paul Krugman./konica