“Më jepni bekimin tuaj”, Rita Petro e lexon poezinë e saj para Ismail Kadaresë

Poezi nga Rita Petro

Të jesh flokëlagur nga shiu
Në qoshen gjysmë të errët të një lokali
Ngrohur nga fryma e pëshpëritjeve
E zëri i mbytur i një saksi,
Dhe të duash të rrëfehesh
Para njerëzve të tu më të dashur
Pa pritur çastin e vdekjes,
E t’u thuash
– Baba, ka shumë kohë që të kam tradhtuar!
– Burrë, ka ca kohë që të kam tradhtuar!
– I dashur, ka që dje që të kam tradhtuar!
Do të nisem nesër
Pa zbardhur drita
Esëll, me një çantë kryqëzuar krahëve,
Zbathur, me sandale kryqëzuar këmbëve,
Do të ngjitem në majën e atij mali të lartë
Ku jeton dhia e egër virgjëreshë,
-Ju lutem, më jepni bekimin tuaj!
(Dhe ata me siguri do ma japin
Se më duan shumë,
Por s’ditën të më mbajnë).

ObserverKult

————————————————–

Lexo edhe:

RITA PETRO: KUR PUTHESH, NUK MUND T’I MBASH SYTË HAPUR E T’I RROTULLOSH ANDEJ-KËTEJ…