
Nga Jorge Luis Borges
Pas njëfarë kohe arrin ta kuptosh dallimin midis shtrëngimit të një dore dhe vargonjve ndaj një zemre; E gjithaq kupton se Dashuria nuk domethënë të biesh në shtrat me dikë, dhe se prania e dikujt nuk përkthehet me siguri jetësore, e kështu nis të kuptosh…
Që puthjet nuk janë kontrata e dhuratat nuk janë premtime, e kështu fillon t’i pranosh humbjet kryelartë dhe syçelur, e mëson t’i ngjizësh tërë shtigjet e tua në të tashmen, ngase e nesërmja është tejet e pasigurt për të thurur plane dhe e ardhmja çoku mbetet përherë përgjysmë.
E mëson se nëse shullohesh së tepërmi në diell, atëherë digjesh. Prandaj mbjell kopshtin vetjak e harlis shpirtin tënd, pa pritur që tjetërkush të sjellë lulet. E mëson që vërtet mund të durosh, që vërtet ngërthen plot fuqi, që vërtet vlen, e sërish mëson e mëson… ditë pas dite.
Me kalimin e kohës mëson që nëse rri me dikë ngaqë të ofron një të ardhme të mbrothët, domethënë që herët a vonë do dëshirosh të kthehesh në të shkuarën tënde. Me kalimin e kohës mëson që vetëm kush arrin të të dashurojë përkundër të metave të tua, pa synuar të të ndryshojë, mund të ta falë lumturinë e mirëfilltë…
*Marrë nga faqja në Facebook e Elvi Sidherit
ObserverKult
Lexo edhe:
BORGES: POEZIA ËSHTË DIÇKA AQ INTIME, SA NUK MUND TË PËRKUFIZOHET…