Këngëtarja e America’s Got Talent, Nightbirde, ngriti publikun në këmbë me këngën e saj, duke u bërë kështu fituesja e titullit “Golden Buzzer” për sezonin e 16-të.
30-vjeçarja nga Ohio i shkriu zemrat ndërsa ndau historinë e saj prekëse për betejën e saj të vazhdueshme ndaj kancerit para se të vazhdonte të interpretojë këngën me titull ‘It’s Okay’, transmeton ‘indeksonline’.
Nightbirde emri i vërtetë Jane Marczewski, zbuloi në audicion se ajo kishte ‘kancer në mushkëri dhe në shtyllën kurrizore.
Këngëtarja më pas deklaroi se ka shumë pak mundësi që të jetoj.