“Më keni vrarë artistikisht dhe psikologjikisht 7 vjet më parë”, këngëtari shpërthen keq ndaj Festivalit të Këngës në RTSH

Foto ilustrim

Artisti dhe këngëtari, Klajdi Musabelliu ka publikuar një video së fundmi në rrjete sociale, nga pjesëmarrja e tij e mëparshme në Festivalin e Këngës në RTSH.

Ai ka shkruar në krah të videos së tij, se 7 vite më parë, atë e “vranë” artistikisht pasi e përjashtuan nga finalja e madhe e Festivalit. Këngëtari shkroi se shkak u bë pikërisht refreni që këndoi në skenë menjëherë pasi publiku e duartrokiti.

Postimi i plotë i Klajdit:

Ju a kam “Falur” që më keni vrarë artistikisht, psikologjikisht, emocionalisht, shpirtërisht…7 vjet më parë, me ‘justifikimin’ se meqënëse këndova refrenin kur më ktheu salla, më përjashtuat nga finalja dhe festivali. Ju a kam falur edhe paragjykimet politiko-idioto-sportivo-kafeisto-lëpirsë që bëtë. Përpiqem çdo ditë t’ja fal edhe ER, IM, MK, që kontribuan në prishjen jo vetëm të jetës sime artistike, por edhe asaj sociale, familjare… Uroj mos ta bëni të njëjtin gabim sot me Albina Kelmendi
Ps, marr shkas nga mesazhi i transmetuar nëpërmjet interpretimit të Margarita Xhepës në Festival. Faleminderit për mirëkuptimin, ju dua shumë.

Pavarësisht ngjarjes që i ndodhi vite më parë, komentet ndaj artistit kanë qenë mjaft pozitive dhe mbështetëse.


Lexo edhe:

FAMILJA KELMENDI FAVORIT PËR EUROVISION. A DO TA FITOJ FESTIVALIN KJO KËNGË? (VIDEO)

Në Festivalin e 61-të të Këngës të RTSH-së që nisi dje u shqua një performancë interesante. Albina dhe Familja Kelmendi performuan së bashku.

Albina dhe familja e saj kanë bërë që kënga “Duje”, të jetë ndër favoritet kryesore për t’u shpallur fituese.

Për më pak se 24 orë, kjo këngë ka marrë mbi 100 K shikime në Youtube…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult