Me këto sfida po përballet gjuha shqipe

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Tiranë u zhvillua takimi i dytë i ciklit “Gjuha shqipe në bashkëkohësi”, në kuadër të “Vitit të Gjuhës Shqipe”, i shpallur si i tillë nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë.

E ftuar në këtë aktivitet ishte prof. dr. Anila Omari, nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.

Lashtësia e gjuhës shqipe, origjina, të dhënat që na çojnë tek një gjurmë më shumë se 6000-vjeçare, por edhe lidhja e ngushtë me gjuhën njerëzore dhe studimet, ishin disa nga çështjet që profesoresha Omari, diskutoi në prani të nxënësve, studentëve, mësuesve dhe profesorëve. Një ndalesë më e gjatë iu kushtua prejardhjes së gjuhës si pjesë e degës indoevropiane, metodat, konceptet, disiplinat e ndërdisiplinat, por edhe ngjashmëritë me popujt e tjerë. Tema solli një bashkëbisedim mes pyetjeve dhe përgjigjeve që janë objekt jo vetëm bisedash, por edhe studimesh rreth gjuhës shqipe.

Në takim u prekën gjithashtu sfidat e këtij shekulli, me të cilat po përballet gjuha shqipe, siç janë një sërë ndryshimesh politike, sociale, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në çështjet gjuhësore.

/ ata.gov.al

ObserverKult


Lexo edhe:

TA MBROJMË/ GJUHA SHQIPE ÇDO DITË PO KËRCËNOHET…

Nga: Rami Memushaj

“Digitalb”, “Dixhitalb” … E shohim dhjetëra herë në ditë këtë fjalë, të shkruar a të shqiptuar me g ose me xh. Trajta me xh ka marrë aq të përhapur, saqë e japin si normative edhe korrektorët e tekstit të celularëve e të tabletëve. Këto trajta të gabuara të kësaj fjale hasen jo vetëm te folësit e thjeshtë, po edhe në shtypin e shkruar e të folur, veçanërisht në ligjërimin e gazetarëve televizivë e radiofonikë, të cilët pritet të jenë model i shqiptimit letrar.

Këta jo vetëm e shqiptojnë këtë fjalë me xh, po edhe me theks në rrokjen e parë, në vend që ta shqiptojnë me gj e me theks në rrokjen e fundit, siç e do shqipja; për më tepër, e shqiptojnë dhe e shkruajnë edhe pa mbaresa rasore.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


lazer stani

LAZËR STANI: GJUHA SHQIPE NË GOJËN E NËNËS SIME

Nga Lazër Stani

Gjuha shqipe gjithmonë më ka magjepsur në gojën e nënës sime. Ditën fliste pak, merrej me punë, nuk kishte kohë as të merrte frymë.

Po, ndërsa hynte e dilte në dhomën tonë të ndenjes, gjithmonë thoshte ndonjë fjalë, ndonjë shprehje, herë duke m’u drejtuar mua e herë pa iu drejtuar askujt, duke e lënë fjalën ose fjalinë pezull në ajër, në pritje që dikush ta dëgjonte para se fjala ose shprehja shuhej, të varrosej në heshtjen që lëshonin muret e trasha në atë qoshe të humbur të botës ku jetonim.

Por kishte edhe raste kur nëna ulej pranë meje e bisedonte vetëm me mua, ose lëvizte nëpër shtëpi gjithë gjallëri dhe vazhdonte të më fliste, sikur donte të ndante barrën e rëndë të fjalëve me mua.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult