Me lot në sy, Edmond Tupja i kërkon falje publike gruas: Nuk arrita të të bëjë të lumtur, hoqe dorë nga profesioni për shkak të djalit tonë autik

Edmon Tupja biri im oh një grua

Përkthyesi i njohur, Edmond Tupja ka hapur zemrën në emisionin “Pas Mesnate”, duke i prekur të gjithë me historinë e jetës së tij.
Ai i ka kërkuar ndjesë publike bashkëshortes së tij, Xhildës, pasi nuk arriti ta bënte kurrë të lumtur, sepse ajo hoqi dorë nga profesioni për t’u kujdesur për djalin e tyre autik.

“Xhilda punonte në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” si ilustratore librash për fëmijë. Edhe autizmi vjen dhe shkon e godet pikërisht te dashuria e saj për fëmijët, se kjo ishte dashuria e saj për fëmijët dhe nëpërmjet artit. Më vjen të ulërija. Pastaj është dhe piktore shumë e mirë. Jam i sigurt që nëse djali do të kishte qene normal, Xhilda do të kishte shkëlqyer në botën artistike shumë më tepër se unë.

Ajo është amtare dhe im bir e ndjen këtë, e nuhat. Hoqi dorë nga profesioni, ka një lidhje fantastike me të birin. Kam një brerje ndërgjegje dhe më vjen keq që hoqi dorë. Pikturon herë pas here, pikturon mrekullira, por duhet ta ketë qejf, por është shumë amtare më shumë seç duhet. Publikisht, i kërkoj ndjesë se ajo ndihet e palumtur, sepse ka djalin ashtu siç e ka dhe është shkëputur nga arti i saj”.

Më tej, Tupja dha dhe një mesazh për të gjithë prindërit që kanë një fëmijë të tillë.

“Mesazhi është kujtoni fëmijërinë tuaj, pastaj merruni me fëmijët tuaj. Do harrojmë fëmijërinë tonë. Plus që dhe një këshillë tjetër, shmangi dhunën në familje, qoftë verbale me zë dhe gojë, qoftë fizike. Dhuna dhe me fjalë dhe me zë të lartë, i shkatërron fëmijët, pale goditja dhe rrahja që i shkatërron fëmijët…”./abcnews.al

ObserverKult

Klikoni në videon më poshtë për ta parë intervistën e Edmond Tupjes:


Lexo edhe:

“VARRI I ASHIKUT”: BUKURIA DHE FAQEBARDHI, NJË TRAGJEDI DASHURIE SHQIPTARE SI ‘ROMEO E ZHULJETA’