Me miqtë e mirë kurrë nuk do të ndiheni i tepërt, thotë Márquez

Nga Gabriel García Márquez

“Gjithmonë kam pasur njëfarë përshtypje sikur më mungonin pesë qindarkat vendimtare në jetë.

E do theksuar se kjo përshtypje vijon të ndihet tejet e mirëfilltë akoma për mua. Domethënë, përherë kam menduar… megjithëse, nuk është se thjesht e mendoja, ngaqë është fort e vërtetë e gjitha!

Gjithmonë më patën munguar pesë qindarkat vendimtare. Nëse doja të shkoja në kinema, nuk mundesha ngase më mungonin pesë qindarka për këtë qëllim. Kinemaja kushtonte tridhjete e pesë qindarka, kurse unë kisha veç tridhjetë syresh.

Doja të shkoja në arenën e demave, ndërsa bileta kushtonte një peso e njëzet qindarka, teksa unë kisha një peso e pesëmbëdhjetë qindarka. Akoma vijoj të kem të njëjtën përshtypje ndërkaq…

Kurse një tjetër përshtypje që kam ngaherë, është ndjesia e të qenët i tepërt kudo. Gjithmonë dukej sikur më ftonin nëpër festa, thjesht ngaqë aty do të shkonte ndonjë mik i imi, i cili nuk pranonte të shkonte pa mua, ose gjithsesi dikush që do të shkonte vetëm bashkë me mua, prandaj, patjetër nevojitej të më ftonin mua, ndërsa unë asnjëherë nuk gjeja dot se çfarë duhej të bëja ndërkohë me duart e mia.

Ky ka qenë përherë problemi im madhor; ngase problemi i madh i njerëzve të ndrojtur janë duart. Fare nuk dimë çfarë të bëjmë me to. Pareshtur kam këtë përshtypje, për këtë arsye përpiqem të rri veç me miqtë e mi të mirëfilltë.

Ngaqë me miqtë e mi jam krejtësisht i bindur që kurrë nuk do të ndihem i tepërt. Prandaj nuk shkoj asnjëherë nëpër kokteje të ndryshme, kurrë nuk shkoj as në përurime, nuk jam fare pjesë e gostive mes turmave: për shkak të përshtypjes se jam i tepërt”.

Përktheu: Elvi Sidheri

ObserverKult  


Lexo edhe:

TREGIM NGA GABRIEL GARCIA MARQUEZ: NJË DITË E ZAKONSHME

Nga Gabriel Garcia Marquez

E hëna u gdhi e ngrohtë dhe pa shi. Don Aurelio Eskobari, dentist pa diplomë dhe nga ata njerëzit që ngrihen herët, në orën gjashtë e hapi klinikën. Nxori nga rafti prej qelqi një protezë dhëmbësh, ende të vendosur në kallëpin e allçisë dhe vuri mbi tryezë një grusht instrumentesh, të cilët i renditi nga më i madhi te më i vogli, si në një ekspozitë. Kishte veshur një këmishë me vija, të mbërthyer deri sipër me kopsa të praruara, dhe pantallona me tiranda llastiku. Ishte i rreptë, i thatë, me një vështrim që rrallë herë i përshtatej situatës, si vështrim shurdhësh.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult