“Më nxirrni në rrugë”, Leka Sefla lexon poezinë e Rudina Papajanit

Rudina Papajani: Në rrugën e madhe

Në rrugën e madhe më nxorri mendimi jot kalimtar,
aty ku bashkohen vijat e drejta apo të shtrembëta.
Në rrugën e madhe më nxorri ajo cigarja fals që thitha,
nga mërzitja e brengës së një nëne në lotët e një dhimbje,
ku bashkohet tradhëtia e një bije me një puthje të thatë.
E si çudi prej shekujsh rruga mbart ecjet e kalimtarve,
lloj fjalësh ku pëllcet deti nga qameti,
pllakat nga zameti.
Rruga e madhe më nxorri të mësoj pse ngyra e kuqe dhe gjaku ndryshojnë,
pse të djelat mbartin pushime,
nga duar të plagosura,
pse rinia dhe pleqëria mblidhen në kufirin e jetës
duke shtrënguar rrathët dhe vitet e ikjes pa plan.
Në rrugën e madhe më nxirrni,
që të vetmen pastërti dashurie,
mos ta vyshk tek degët që mbolla sivjet….