Më pëlqen kur ti je e qetë, sepse më dukesh sikur s’je,
dhe më dëgjoni nga larg dhe zëri im nuk të prekë.
Duket sikur janë mekur sytë e tu
edhe se një puthje gojën ta ka mbyllur.
Ndërsa çdo gjë është plot me shpirtin tim
ti ngrihesh nga gjërat, plot me shpirtin tim.
Flutur ëndrre, ngjan me shpirtin tim,
dhe ngjan me fjalën melankoli.
Më pëlqen kur hesht dhe je si e largët.
Dukesh sikur ankohesh, flutur që gugat.
Dhe më dëgjon nga larg po zëri im s’të mbrrin:
Lermë që unë të hesht me heshtjen tënde.
Lermë të të flas dhe me heshtjen tënde
të qartë si një llambë, e thjeshtë si një unazë.
Je si nata, e qetë dhe e yjezuar.
Heshtja jote është prej ylli, kaq e largët dhe e thjeshtë.
Më pëlqen kur ti hesht, sepse je si mungesë.
E largët dhe e dhimbshme, si të ishe e vdekur.
Pastaj mjafton vetëm një fjalë, një buzëqeshje.
Dhe unë jam i lumtur, i lumtur që s’është e vërtetë .
Përktheu: Faslli Haliti