“Më quajtën modernist”, Bashkim Alibali tregon se si e larguan nga muzika e lehtë …

Këngëtari i njohur Bashkim Alibali ka treguar jetën e tij artistike në emisionin “Një natë sa një jetë” në RTSH 1, duke sjellë për publikun edhe një nga historitë e tij, kur e larguan nga muzika e lehtë në periudhën e sistemit komunist.

Alibali ka rrëfyer se si ai u konsiderua si këngëtar modernist dhe iu ndalua e drejta për të kënduar këngë të muzikës së lehtë.

Megjithatë, ai mundi t’i shpëtojë “dënimit” për të mos kënduar këngë të muzikës së lehtë duke kënduar fillimisht këngë të muzikës popullore për t’u rikthyer sërish te muzika e lehtë.

“U bë nja 3-4 orë mbledhje për mua, më cilësuan si këngëtar modernist. Madje kritikët i vendosën edhe një emër. Ma ndaluan të drejtën për të kënduar, por kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Vehbi Bala, më shpëtoi; Jo Bashkimi të këndojë populloren, të mësojë të këndojë kështu pastaj të kalojë te muzika e lehtë.

Unë e kuptova pasi fillova të këndoja muzikën e këngës popullore. Këndova “Letër në kufi” që u bë këngë e masës. Ndjeva kënaqësinë te kënga dhe jam me atë sërish, që kënga popullore të zhvillohet.

E ka bërë festivalin e këngës popullore qytetare Radio Televizioni Shqiptar dhe nuk e bën më”, është shprehur Alibali. /RTSH

ObserverKult  


Lexo edhe:

DASHURIA E MADHE E KAFKËS PËR SHKRIMTAREN ÇEKE: TI, QË JE PËRHERË KËTU, ME MUA!

Milena Jesenska ishte gazetare, shkrimtare dhe përkthyese çeke.

Në vitin 1919 Milena zbuloi një novelë të shkurtër të Franz Kafkës dhe i shkroi atij për t’i kërkuar leje që ta përkthejë nga gjermanishtja në çekisht. Kjo letër pasoi nga një korrespoedencë pasionante mes të dyve. Ata u takuan vetëm dy herë. Një herë në Vjenë ku qëndruan së bashku katër ditë dhe një ditë në Gmund.

Por gjithçka shkoi ters kur Kafka i kërkoi asaj ta linte burrin për të. Kjo nuk ndodhi dhe lidhja e tyre mori fund.

Për të parën herë, sot, aty ka mbrëmja, e bëra i vetmuar një shëtitje të gjatë. Herave tjera kam qenë ose i shoqëruar nga njerëz tjerë. Ose kryesisht në shtëpi duke pushuar. Çfarë fshati!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult