Regjisori i filmit të animuar dhe piktori, Artan Maku ka kujtuar momentet e vështira gjatë kohës kur ishte student. Ai tha në emisionin “Pas Mesnate” se nuk e pëlqente fare lëndën e Historisë së Partisë dhe ngeli, mirëpo emri i babit e shpëtoi nga torturat e Spaçit.
Maku tregoi se rol kryesor pati dhe shoqëria e babait me në krye Mihal Bishën.
“Situata ishte shumë e ndërlikuar atëherë. Kërkoheshin armiqtë e klasës dhe ndër ta më veçuan dhe më thanë ky është armiku. Unë kur kam qenë student nuk e kam dashur shumë historinë e partisë, kam dashur shumë filozofinë, materializmin dialektik. Të them të drejtën, unë kam ngelur në fakultet në historinë e partisë.
Më shpëtoi emri i babait, ishte funksionar, ka qenë në kontroll të planit të shtetit dhe shoqëria e babait që po ta përmendje atë emër tmerroheshin të gjithë, frikësoheshin të gjithë, pra Mihal Bisha. Ai tha që atë njeri nuk e prek asnjëri, ai mbrohet nga shteti derisa të jemi ne këtu, ti i ke dhënë kësaj qeverie. Edhe faktikisht, babai i ka dhënë kulturën, dijen, i ngriti, i bëri shtet. Unë kur kujtoj këto situata kanë qenë dhe shumë të vështira për babain tim”, tha ai.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /abcnews.al
ObserverKult
——
Lexo edhe:
DRAMA FAMILJARE E MAKS VELOS, ARTISTI QË VUAJTI NË BURGUN E SPAÇIT/ PIKTORI U SPIUNUA NGA VJEHRRA… ÇFARË DËSHMOI GRUAJA E TIJ NË GJYKATË?
Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtoi së fundmi arkitektin, piktorin dhe publicistin e mirënjohur Maks Velo (31 gusht 1935-7 maj 2020).
Velo u lind në Paris, në vitin 1935, në familjen e Sotirit, mjek i diplomuar në Athinë. Dhe i specializuar si okulist në Francë dhe Ani Poros, vajzës së një emigranti nga Dardha e Korçës.
Kur ishte pesë vjeç, familja e tij u kthye në Korçë, ku Maksi kreu studimet deri në vitin e dytë gjimnaz. Nisi studimet pranë Institutit Politeknik në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas kreu një specializim për arkitekturë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult