“Më shqetëson fakti që rrudhat tek gratë konsiderohen si shenjë e plakjes, ndërsa tek burrat…”

naomi

Naomi Watts mbushi 54 vjeç më 28 shtator. Sipas klishesë, “ajo duket më e bukur se kurrë ”. Sipas saj, ajo thjesht nuk lejon që vitet që kalojnë ta rrëzojnë.

Ajo kujdeset për dietën e saj. Stërvitet me zell, por ende nuk i është nënshtruar ndonjë operacioni plastik.

“ Nuk e përjashtoj që të kem një operacion në të ardhmen. Do ta kisha bërë tashmë, po ta dija që më pas do të dukesha më mirë. Por vetëm pa ndryshuar tiparet e mia ”, tha Naomi pas rolit të saj në filmin “Natën e mirë mami”.

Watts është zgjedhja e parë e regjisorëve kur bëhet fjalë për rolet e grave të torturuara, duke rijetuar humbjet e tyre personale ose duke rrezikuar në skenë të bien viktimë e ndonjë vrasësi gjakatar.

Ajo deklaron se është mërzitur në mënyrë të padurueshme nga komeditë romantike me histori të zbukuruara, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Përveç kësaj, ajo është shumë realiste.

Sigurisht, ajo nuk ishte gjithmonë njëlloj e pajtuar me faktin se po i shtoheshin vitet. Një nga gjërat e para që i thanë kur shkeli për herë të parë në Hollywood ishte se karriera e saj do të zgjaste deri në moshën 40-vjeçare, sepse atëherë rolet e mira do t’i kthenin shpinën.

Ishte koha kur ajo luante në filmin “21 gram” dhe ishte 33 vjeç. Kjo ishte edhe hera e parë që ajo fitoi një nominim për Oscar.

E dyta erdhi 9 vite më vonë, në vitin 2013, për interpretimin e saj në filmin “The Impossible”. Dhe sigurisht, ishte mbi 40.

“Më shqetëson fakti që rrudhat tek femrat konsiderohen si shenjë e plakjes, ndërsa tek meshkujt thonë se ua shtojnë sharmin dhe pjekurinë. Do të bëj gjithçka që të ndryshoj përfundimisht këtë qëndrim seksist të Hollivudit. Nëse është e nevojshme, do t’i anashkaloj apo edhe do t’i thyej rregullat ”, thotë aktorja e njohur.

Ajo prezantohet si shoqja më e mirë e një gruaje dhe përmes kompanisë së saj Stripe u jep këshilla zonjave në menopauzë dhe u shet kozmetikë të dizajnuar për nevojat e tyre.

ObserverKult

lexo edhe:

COELHO: RRUDHAT E THINJAT, DËSHMI SE KENI BËRË DIÇKA NË JETËN TUAJ