Bledi Ylli: Më skllavërojnë ata sy…

bledi ylli

Poezi nga Bledi Ylli

Më skllavërojnë ata sy
Ato buzë më bëjnë të çmendem.
Në buzë – shpirtin tënd, aty
Lermë një jetë të tërë të endem.

Flokët e tu i ngjajnë pranverës
Veç një poet mund t’i përshkruaj.
Përse tani nga pragu i derës,
më shikon si një të huaj?

Përse më sheh si e habitur?
Si për lëmoshë përse më sheh?
Jam i dashuri yt i përjetshëm
A mos ndoshta deri dje!

Mbylli sytë vetëm për pak
Një moment dhimbjen harroje.
Mllefit tënd mos i jep shkak
Nëse jam ai që doje!

E ti s’dije ç’të më thoje
Belbëzoje nëpër dhëmbë.
The, nuk jam ai që doje
Diçka shpirtit tënd u shembë!

Gjysma fjalësh s’duhen thënë
Se më lehtë humbin në erë.
The: Dhe hëna që është hënë
Jo e plot shfaqet shumë herë!…

Më robërojnë ata sy
N’ato buzë kur pi, unë dehem.
Dhe në iksha sot nga ty
T’a dish mirë se do të kthehem!

ObserverKult

Lexo edhe:

BLEDI YLLI: DESHA, DUA, DO TË DUA

Me fjalë ëngjëjsh më mall kove
Në mejdan me djajtë u ndesha.
Të më vra sësh nuk ngurrove
Si s’ kuptove sa të desha?!

Më le brengën, dhurëti
Nostalgjin këmishë e vesha
Sa të desha, bëj çudi
Çirrem, plasë, sa shumë të desha!

Vetes sime i buzëqesha
O pasqyrë, a nuk më thua
Kur me sytë e saj u ndesha
Toka seç u shemb nën mua…

Nuk kuptoi sa shumë e desha
A kupton sesa e dua?!