Me ndarjen e çmimeve në natën e fundit u mbyll edhe edicioni i 12-të i festivalit kulturor tradicional EtnoFest.
Me program të pasur, me vlera kulturore dhe artistike nga të gjitha trevat, Festivali EtnoFest mbetet unik për nga koncepti dhe përmbajtja e tij.
Për 7 ditë me rradhë, vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit janë njohur me rite, tradita dhe forma të ndryshme të artit.
Pas shfaqjes së programit nga data 3 deri me 9 shtator, juria e festivalit e pëbërë nga Zana Hoxha- kryetare e jurisë, Ilir Harxhi dhe Dilaver Kryeziu u ndanë çmimet e Edicionit të 12-të, për të nominuarit në kategoritë: shfaqje teatrore, performanca kontemporane dhe performanca etno muzikore.
I. Në kategorinë e shfaqjeve teatrore u ndanë shtatë çmime:
1.Çmimi special i Etno Festit: Bajrush Mjakut për rolin e tij në shfaqjen “Fuego” nga Teatri Adriana Abdullahu dhe “Sythi”.
2.Çmimi i karrierës: Bajrush Mjakut për veprimtarinë e tij të bujshme teatrore të çmuar edhe në përmasa ndërkombëtare.
3.Regjia më e mirë: Kushtrim Koliqit për shfaqjen “Babai dhe Babai” nga “Integra”.
4.Aktorja më e mirë: llire Vinca, Shfaqja “Babai dhe Babai” nga “Integra”.
5.Aktori më i mirë: Bujar Ahmeti, Shfaqja “Babai dhe Babai” nga “Integra”.
6.Shfaqja më e mire: Shfaqja “Babai dhe Babai” nga “Integra”.
7.Skenografia më i mirë: Bekim Korça për shfaqjen “Burrneshat” nga Teatri i Gjilanit.
II. Në kategorinë e performancave kontemporene dhe etno performancave u ndanë shtatë çmime:
1.Performanca më e mirë: duetit të balerinëve Fatmir Smani dhe Mërgime Morina nga baleti ”Romeo e Xhulieta” i Baletit Kombëtar të Kosovës.
2.Etnopermormanca më e mirë: Etno ansambli ”Malsori” nga Gjonaj i Hasit.
3.Etnoansambli më i mirë: “Kuvendi i Zallë – Dardhe” nga Dibra, (Shqipëri).
4.Vallëtarja më e mirë: Albana Ademi nga “Anamorava”, Viti.
5.Vallëtari më i mirë: Binjakët Bledon e Bleart Krasniqi nga “Shqipet e Drenicës”, Drenas.
6.Këngëtari më i mirë: Edmond Përnezha nga ansambli “Kuvendi Zall Dardhë”, Dibër.
7.Këndimi më i mire: Kori i Fëmijëve dhe Grave “Okarina” Prishtinë.
ObserverKult
Lexo edhe: