Luan Përzhita është një ndër arkeologët më të njohur shqiptar. Sot ai është rektor i studimeve albanologjike dhe njëherazi vazhdon të kryejë gërmime me rëndësi të madhe arkeologjike.
Si rrallëherë më parë, ai ka bërë një rrëfim në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News. Përzhita është kthyer pas në kohë dhe ka treguar hapat e parë se si u bë arkeolog. Kjo falë rezultateve të shkëlqyera në fakultet.
“Sapo kisha mbaruar fakultetin dhe është ajo periudha e stazhit në kohën tonë, se ne jemi një gjeneratë që ka pasur disa norma të vendosura nga pushteti i kaluar.
Pas shkollës së lartë do të bëje një stazh, i cili do të ishte 9 muaj në një nga zonat e përcaktuara nga komuniteti ekzekutiv i asaj kohe.
Edhe më pas, pas stazhit ishin në zborin ushtarak se bëhej 3 muaj dhe aty më kontaktuan dhe më thanë që isha përzgjedhur unë bashkë me kolegun tim Muhamet Began për arsyen e nivelit të lartë të notave të marra në atë kohë, se ishte një nivel ekselencë, si punonjës shkencor në fushën e arkeologjisë.
Ngaqë po ndërtohej hidrocentrali i Fierzës, nga qendra e kërkimeve arkeologjike asokohe janë bërë një sërë gërmimesh arkeologjike. Unë kam qenë pjesëmarrës në këto gërmime”, rrëfeu ai./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
NGA NDËRTIMI TE FUNKSIONI E DEDIKIMET… KËTO ISHIN KALATË E ALI PASHË TEPELENËS
Luan Përzhita rrëfen studimin mbi kalatë e Ali Pashë Tepelenës dhe pasionin e tij për ndërtimtarinë.
Studiuesi rrëfen zbulimin për shtresat më të hershme mbi të cilat këto objekte u ndërtuan, si dhe jep detaje për format, funksionet e nga kush u përdorën
Ka qenë i apasionuar pas ndërtimtarisë, Ali Pashë Tepelena.
La pas objekte arkitektonike si ura, kala, ujësjellës, disa prej të cilave trashëgohen edhe sot, duke u bërë pjesë e atraksionit turistik vendas, ndonëse mbi 2 shekuj larg prej kur u ndërtuan.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult