Më trego me kë fle, të tregoj se kush je!

Any Rand trego

…Ma trego personin me të cilin fle dhe unë do ta tregoj vlerësimin e tij për veten.
Pavarësisht se çfarë korruptimi u është mësuar atyre për virtytin e vetëmohimit, seksi është veprimi vetiak më i thellë, një veprim të cilin ata nuk mund ta kryejnë për asnjë motiv tjetër, përveçse për kënaqësinë personale – një veprim, i cili nuk është i mundur në vet-trupërim, por vetëm në vet-triumf, vetëm mbi bindjen e të qënit i dëshiruar dhe i denjë për t’u dëshiruar.


Është një veprim, i cili i detyron ata të rrinë të zhveshur në shpirt dhe në trup dhe ta pranojnë egon e tyre të vërtetë si standard të tyre të vlerës.

Ata gjithmonë do të tërhiqen nga personi, i cili e reflekton vizionin e tyre më të thellë për veten, personin – dorëzimi i të cilit i lejon ata të provojnë – ose të mashtrojnë – një ndjenjë të vetvlerësimit”. / Nga Ayn Rand

Alice O’Connor (Alisa Zinovyevna Rosenbaum, 1905 – 1982)

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

WILLIAM SHAKESPEARE: NËSO DO NJË TJETËR,MOS MË TREGO

Soneti 139, nga William Shakespeare

Oh jo, mos më kërko që të gjej shfajsim
Që ti, pashpirtsisht ma bën zemrën plagë;
Sillmu si të sillem dhe jo me mashtrim;
Mos më lëndo me sy, por veç me fjalë.

Nëso do një tjetër, s’ke pse më tregon,
Por kur jemi bashkë, mos vështro përqark;
Pushteti që ke mbi mua më mjafton,
Leri dhelpëritë, se i kam hak.

Por të kuptoj: ah! dashuria ime
Prej syve që q’u shastisa njëherë,
T’i njoh fare mirë këto vështrime,
Kur m’i hedh tani, ndihem krejtë i mjerë.

Por mos bëj kështu, e sheh që jam keq,
Vram’ me ata sy, kështu dhimbjen ma heq.

Përktheu Maksim Rakipaj

ObserverKult