Media britanike: Duhet patjetër t’i vizitoni bukuritë dhe mrekullitë e Shqipërisë…

Bukuritë natyrore dhe historike të Shqipërisë vijojnë të tërheqin vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Këtë herë, kanali britanik Channel4, ka transmetuar një reportazh mbi thesaret e tokës që promovon Shqipërinë turistike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro ndau pamje nga xhirimet nëpër Shqipëri të Bettany Hughes.

Këto pamje gjatë kësaj fundjave u transmetuan në kanalin britanik Channel4, për miliona shikues, si “Mrekullitë e Shqipërisë”.

“Bettany do të rikthehet sërish në Tiranë për të marrë pjesë në FestaForum që e organizojmë në 3-5 prill”, theksoi Kumbaro.

Hughes ftoi turistët të eksplorojnë bukuritë e Shqipërisë, që nga qytetet mahnitëse romake, te arkeologjia e mesjetës së hershme, nga xhevahiret e qytetërimit Osman, deri te bunkerët brutalë komunistë.

Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54% krahasuar me shkurtin e kaluar.

Ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022.

Në shkurt të 2022 Shqipëria u vizitua nga 200.997 turistë të huaj, në shkurt të 2023 nga 309.325 turistë të huaj. Pra, 54% më shumë se vitin e kaluar, transmeton ‘konica.al’.

Ndërsa në janar- shkurt të 2022 u vizitua nga 395.234 dhe në janar-shkurt 2023 686.536 turistë të huaj, pra 74% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Shqipëria është e pasur me bukuri natyrore, si peizazhet malore dhe bregdeti mahnitës, të cilat i gjejmë shpesh edhe në guidat e revistat më prestigjioze në botë.

Por, përveç këtyre, një vend të veçantë po zë gjithnjë e më shumë turizmi kulturor. Muzetë dhe kalatë e shumta anembanë Shqipërisë po tërheqin një numër përherë e më të madh vizitorësh vendas, por edhe të huaj.

ObserverKult


Theth

Lexo edhe:

TURIZMI NË THETH, ÇDO KULLË NJË BUJTINË

Para pesë vitesh kemi shkruar “Të gjitha rrugët të çojnë në Alpe” dhe Thethi është njëra nga ato. Përndryshe një realitet krejtësisht tjetër nga i djeshmi, qytezë turistike alpine në formim, me rreth 90 hotele, vila. Po ashtu guest hous – e, bujtina, ku në të tilla qenë kthyer së pari kullat e banorëve.

Nga Ndue Dedaj

Ato mbajnë emërtimet e zonës: “Jezerca”, “Thethi”, “Berishta”, “Harusha”, “Tërthorja”, “Perla e Alpeve”. Gjithashtu “Çarku”, “Polia”, “Dreni”, “Kroni i Micanit”, “Gurra”, “Shpella” etj.

“Shtëpi e çifteli” ka qenë një fjalë e urtë në këto male. Në njëfarë mënyre, kjo tregonte se kënga ishte e para.

Kurse sot mund të thuhet “shtëpi e bujtinë”, që do të thotë se i pari është biznesi i turizmit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult