Mediat e huaja “jehonë” Ermonela Jahos, sopranoja interpreton në veprën e njohur të Puccinit në Zvicër

ermonela jaho

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho interpreton në “La rondine” të Puccinit në Operën e Zürichut.

Sipas medias së njohur spanjolle, ‘Platea Magazine’, Jaho, një nga zërat më të rëndësishëm të kohëve të fundit në repertorin Puccinian, me krijime që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në role si Cio-Cio-San, Liù, Mimì apo Suor Angelica, do të luajë sërish në “La rondine”, një prodhim nga Christof Loy, në Operën e Zürichut.

Shfaqjet do të zhvillohen nga data 17 shtator deri më 28 tetor, të zgjedhura nga Revista Platea si pjesë e 100 operave dhe shfaqjeve thelbësore të sezonit 2023-2024. 

Ato do të kenë stafetën e Marco Armiliato-s, si dhe Ruggero-n e Benjamin Bernheim-it, Rambaldo-n e Vladimir Stoyanov-it, Prunier-in e Juan Francisco Gatell-it dhe Lisette-n e Sandra Hamaoui-t, dhe shumë emra të tjerë të famshëm./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

KËTË HERË FALAS, ERMONELA JAHO RIKTHEHET NË TEATRIN E OPERËS PËR TRAJNIME (VIDEO)

Vetëm pak kohë më parë, një deklaratë e sopranos shqiptare më të njohur në botë, Ermonela Jahos, u bë lajm. Artistja tha se gjatë vizitës së saj në teatrin shqiptar kishte menduar se do të kishte më shumë të rinj të interesuar për masterklasat e mbajtura në Tiranë.

Por, debati i mëvonshëm do të përfshinte, paratë, suksesin dhe refuzimin e disa institucioneve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ashtu si u nis, debati edhe u shua shpejt. Në atë kohë, artistja nuk reagoi. Por këtë sezon, ajo rikthehet sërish në Teatrin e Operës dhe Baletit. Sërish për masterklasat por, këtë herë falas.

Tekstin e plotë mun dta lexoni KËTU:

ObserverKult