Mediat italiane shpallin të vdekur Kledi Kadiun, reagon balerini

E kemi parë shpesh që ndodh në portalet e caktuara në Shqipëri, ku shpallin të vdekur personazhet e njohur për të marrë klikime, por duket se nga ky “virus” janë infektuar dhe mediat italiane.

Në mediat përtej Adriatikut dy ditët e fundit fatkeqësisht qarkulloi lajmi se ka ndërruar jetë balerini shqiptar Kledi Kadiu. Ky i fundit është detyruar të reagojë në rrjetet sociale edhe të mohojë lajmet.

Balerini i njohur i ka lexuar këto lajme dhe ka vendosur që të reagojë përmes disa postimeve në “Instastory”.

“Këtu shkruajnë se jam larguar… nuk e kuptoj se ku. Kam vdekur? Jo. U largova nga Italia? Jo, shihemi më vonë”, shkruan fillimisht Kledi Kadiu.

Më vonë balerini i njohur ka postuar disa video po në “Instastory”, ku qetëson të gjithë ndjekësit dhe miqtë e tij që është shumë mirë.

“Po e bëj këtë story për të gjithë njerëzit, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë. Por unë jam shumë mirë.

Shkrimi në fjalë nuk është kush e di se çfarë, por janë titujt për të rënë në kurth për të marrë klikime”, shprehet Kledi Kadiu./ gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

KLEDI KADIU KUJTON SI U ARRATIS NË ITALI: KUR HIPA NË ATË ANIJE, NUK E DIJA SE ÇFARË TË PRISJA…

Kledi Kadiu u largua drejt Italisë si sot para 30 vitesh, kur mijëra shqiptarë vendosën të linin shtëpitë e tyre për një jetë më të mirë.

Së bashku me 20 mijë bashkatdhetarë, Kledi Kadiu u largua me një anije nga Vlora për të prekur botën tjetër përtej detit. Ai iku me shpresën se gjithçka do të ishte ndryshe për ta.

Dhe gjithë sakrifica për rastet si Kledi e shumë shqiptarë të tjerë ja vlejti.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult