“Megalomani”, shfaqje e re në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Më 29 qershor, në Teatrin Kombëtar të Kosovës po vjen shfaqja “Megalomani”, me fillim nga ora 20:00.

Kjo shfaqje është versioni i shumëkërkuar, Dance Teatër- Komedi.

Shfaqja Dance Teater- Komedi “Megalomani” nëpërmjet artit të kërcimit, kompleksitetit teatral, qasjes bashkëkohore dhe gërshetimit të gjuhës së trupit, fjalës, dhe pantomimës shpërfaqë situata në formë komike, në të cilat trajtohet fenomeni i  “madhështisë”, pushteti absolut, absurditeti dhe pasojat e këtij fenomeni.

Në këtë shfaqje do të përformojnë Edlir Gashi, Altina Binaku, Lavdije Idrizi, Qendrim Makolli, Albiona Sahiti, Patriott Osmani, Lirilinda Krasniqi dhe Enis Mulaku.

Dhe bashkëpuntor janë Donjeta Haziri, Lutfie Nuha, Xeli Xelii dhe Loni Bylykbashi. /Telegrafi

ObserverKult


Lexo edhe:

KURTI: NË VEND TË ARTISTËVE, SERBIA DJE IA DHA FJALËN GRUPEVE TË HULIGANËVE