Megan Fox: Është shumë e vështirë të jesh grua

Aktorja Megan Fox ka dhënë së fundmi një mesazh për të gjithë adhurueset e saj.

Në një intervistë për ‘Elle’, teksa fliste për koleksionin e saj të ri të veshjeve, Megan inkurajoi gratë të veshin gjithçka që i bën ata të ndihen mirë dhe të mos shqetësohen për opinionet e të tjerëve.

“Kjo është këshilla ime më e mirë për këdo: vishni atë që ju bën të ndiheni mirë dhe mos u shqetësoni për atë që njerëzit e tjerë thonë se si dukeni.”, tha aktorja, transmeton ‘lapsi.al’.

“Natyrisht, kjo është një gjë vërtet e ndërlikuar edhe për mua, sepse kam dismorfi të trupit, kështu që unë e shoh veten ndryshe nga sa më shohin njerëzit e tjerë. Dhe përfundimi është, është shumë e vështirë të jesh grua. Është vërtetë e vështirë apo jo? Ne jemi armiqtë tanë më të këqinj, kështu këshilla ime më e mirë është vetëm ta përqafosh atë dhe të dish se ke lirinë për t’u shprehur. Dijeni këtë dhe pastaj jepini leje vetes për ta bërë këtë.”, u shpreh aktorja, Megan Fox.

————————————————

LEXO EDHE: NËNA IME ISHTE ENGJËLL MBROJTËS…FJALIMI PREKËS I ANGELINA JOLIET

Nëna ime e donte artin. Ajo e donte filmin. Më mbështeti në çdo gjë të çmendur që bëra, gjithmonë nëse kishte kuptim. Gjithmonë më thoshte “Kjo është bota e filmit”, për çdo gjë të re që mësoja në kinematografi.

Nëna ime kurrë nuk bëri karrierë si artiste, kurrë nuk e pati mundësinë të shprehej përtej klasës së saj të teatrit. Mirëpo donte që unë të triumfoja me çdo kusht.
Ajo donte që Jamie dhe unë të dinim se çfarë do të thotë të kesh një jetë si artiste. Dhe nëna na e mundësoi këtë shans.

Ajo më çonte në çdo audicion, dhe më priste në makinë me orë të tëra. Gjithmonë më bënte të ndihesha shumë mirë gjatë gjithë kohës që nuk kisha punë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU