Meghan Markle nuk është më vetëm një aktore, humanitare dhe sipërmarrëse. Tanimë, dukesha është edhe një autore e librave për fëmijë!
Ajo sapo ka botuar librin e saj të parë të ilustruar për fëmijë, të quajtur “The Bench” (Stoli), një histori e bukur për një nënë që shikonte lidhjen midis djalit të saj dhe babait të tij.
Libri i Meghan Markle është frymëzuar nga lidhja e Princit Harry dhe Archie-t.
Por në internet ndonjëherë ka reagime shumë ndryshe nga ato që mund të priten. Njerëzit me komente online e kanë akuzuar Meghan-in për kopjimin e konceptit të librit të saj nga “The Boy on the Bench” (Djali në stol), nga Corrinne Averiss.
Komentet e vrazhda dolën nga kontrolli, aq sa Averiss u detyrua t’i drejtohej Twitter-it për t’i qartësuar të gjithë se ajo nuk mendon se Dukesha e Sussex kopjoi konceptin e librit të saj.