Meghan Markle e përlotur në dokumentarin e ‘Netflix’: U përpoqa shumë të përshtatem me familjen mbretërore

Meghan Markle është shfaqur e përlotur gjatë episodit më të fundit të dokumentarit “Harry & Meghan”.

Ajo tha se kishte “punuar shumë me veten” për të qenë pjesë e familjes mbretërore dhe për t’iu përshtatur asaj, duke lënë kështu të kuptohet rrugëtimi i gjatë dhe i vështirë në mbretëri.

“Unë u përpoqa shumë. Ishte hera e parë që ndjeva sikur dikush e pa sakrificën, jo për vendin tim, për këtë vend”-tha ajo për një burrë i cili kishte hequr kapelën duke treguar respekt teksa ajo largohej me avion.

Kujtojmë se Meghan dhe Harry dhanë dorëheqjen zyrtarisht nga të gjitha detyrat e tyre mbretërore vetëm pak përpara se të lindte vajza e tyre./gazetatema


Lexo edhe:

DOKUMENTARI QË PO TRONDIT FAMILJEN MBRETËRORE, MEGHAN MARKLE SI PRINCESHË DIANA: ATA NUK MË MBROJTËN (VIDEO)

Një trajler tjetër i publikuar për dokumentarin e Meghan Markle dhe Princit Harry ka tronditur sërish Familjen Mbretërore. Në të shfaqet aktorja teksa fshin lotët teksa flet sinqerisht për jetën me Familjen Mbretërore.

Në trajlerin “bombë” përpara dokumentarit në Netflix, ‘Harry and Meghan’, ajo pretendoi se familja e Princit Harry nuk arriti ta mbronte atë kur u martuan në maj 2018…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU